40
Lëvizja e Albin Kurtit është duke prirë me 47.8% të votave të fituara, pas numërimit të 50 për qind të votave.
Tashmë janë numëruar mbi 1 mijë e 200 vendvotime nga 2 mijë e 382 sa janë gjithsejt.
Këto janë rezultatet e para preliminare të publikuara nga KQZ-ja, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas të njëjtave rezultate PDK deri tani ka 18.38 për qind të votave, LDK 13.62 dhe AAK 8.22 për qind.