fbpx

Numri i ri Kosovarja 04-2021

nga Revista Kosovarja

100 arsye të forta për ta lexuar numrin e ri të “Kosovares” online

Në vorbullën e lajmeve “fast food” që shpërndahën kudo, tashmë edhe në televizion e radio, lere më në portale e rrjete sociale, revista “Kosovarja” sërish ruan linjën e vetë tradicionale me tema, reportazhe, intervista e lajme të dorës së parë, të zgjeruara dhe me shumë të dhëna e fakte konkrete.

Revista “Kosovarja”, ndër të paktat që i ka rezistuar viteve, në kohën e pandemisë ka ndryshuar format, por jo edhe përmbajtje.

Tashmë mund të lexohemi vetëm në verzionin online në www.kosovarja-ks.com, por kemi ruajtur natyren e magazines dhe formën e prezantimit, duke dashur që para lexuesve të sjellim të pa prekur natyren, strukturen dhe dizajnin estetik. Ndryshimi i vetëm dhe i madh është se në këtë periudhë të luftës me Covid 19, kur duket të mos jetë koha më e mirë për gjërat fizike,

“Kosovaren” nuk mund ta keni në dorë e ta kexoni, por këtë duhet ta bëni nga ekrani i kompjuterit. Ndërkohë që pandemia e ka rënduar edhe më tepër ekonominë, ne vëmë në dispizicionin tuaj “Kosovaren” falas, si një mundësi shtesë për tu informuar dhe argëtuar njëkohësisht.

Po, “Kosovarja” është falas dhe me një klik në portalin e revistes, shfaqet para jush revista juaj e preferuar me shumë faqe, tema aktuale, opinone, histori të pabesueshme njerëzore, fate njerëzish, histori suksesi, intervista me personazhet më të njohur të fushave të ndryshme, duke nisur nga ata të artit, showbizit, politikes, biznesit, promovime, etj. E gjeni ekskluzivisht edhe rubriken “Magjistarja” me pyetje e përgjigje dhe “Horoskopin”.

Si gjjthmonë, në kopertinen e revistes një personazh që vlen, e këtë herë primatin për të qenë në faqen e parë të “Kosovares” e ka modelja e pashme Hareza Mazreku, që vjen edhe me një rrëfim mbi modelimin dhe jetën e saj private. Këto dhe shumë të tjera, ekskluzivisht në numrin e ri që vjen sonte.

Pse Tunës i dështojnë martesat
20 vjet të kam tradhtuar, o burrë
Cilët këngëtarë nuk janë për këngë
Ç’fsheh zemra e Teuta Krasniqit
Si më mbeti emri vejushë
Ka ardhur koha me u marrë lakmi të vdekurve
A rrejnë më shumë burrat a gratë
Hareza Mazreku – e bukur, atraktive, çdo ditë e më e famshme

Klikoni dhe lexoni këtu

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]