fbpx

Numri i ri Kosovarja 06-2021

nga Revista Kosovarja

Numri i ri i “Kosovares” një dashuri e vërtet
Klikoni këtu për ta lexuar

Përshëndetje!

Kush do ta mendonte se do të ndryshonin kaq shumë gjërat dhe se gati gjithçka do të digjitalizohej deri në këtë masë? Të lexosh gazetë a revistë online, nga kompjuteri e telefoni, dikur është dukur si fanta-shkencë, sëpaku në këndvështrimin dhe vizionin tonë që nuk ishte aq larg-pamës sa filmat e Spilberg.

Por, ja që ndodhi dhe sot gjërat po ecin në një vijë tjetër, ama që është kurs i kohës dhe ne nuk jemi aspak kundër, madje po përshtatemi dhe deri diku po akomodohemi.

Fundja, a kemi zgjedhje tjetër? Nuk është momenti për ta vajtuar kohën kur gazetat e revistat shiteshin ende pa dalë nga shtypshkronja. Gjithsesi, na ka marrë malli edhe për aromën e letrës së freskët (nostalgjia)!

Një nuk duhet të humbet e të tretet, dëshira dhe pasioni për lexim, se forma se si lexojmë edhe mund të ndryshojë, siç tashmë ka ndryshuar.

Të shtojmë se revista “Kosovarja” prej vitesh shitej në dy forma, atë fizike dhe në verzionin online përmes portalit tonë www.kosovarja-ks.com. Me ardhjen e pandemisë dhe çakordimin e çdo gjëje, “Kosovarja” si të gjitha mediat tjera është tërhequr nga tregu dhe tani për tani nuk shitet si kopje fizike. Megjithatë, rrethanat e reja nuk e kanë ndalur revistën tuaj të preferuar të mos jetë pranë jush dhe kjo falë platformës www.kosovarja-ks.com, ku ju mund ta lexoni revistën online pa iu dashur të paguani asgjë. Me një klik mund të shfletoni numrin e ri dhe të lexoni përmbajtjen e magazinës pa asnjë cent.

Pse? Sepse dashuria nuk ka çmim!

Ndër tjerash në këtë numër, lexoni:

-Lendita Frroki dhe “VIP Nails & Beauty”, perandoria shqiptare e bukurisë në Zvicër
-Kush po e sjellë Kosovën në gisht
Shqiptari që fle një javë me njërën grua, e një javë me tjetrën
-Dikur s’kishte mjek, por as sëmundje si tash
–Nuk e kam ditur se burrin e kam Donzhuan
Tuna: Ku rafsha mos u vrafsha
-E veçanta Linda, nga “Beauty’s Linda”
Klikoni këtu për ta lexuar

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]