“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Me “Kosovaren”, është hapur një dritare ndryshe e informimit, që nuk kishte në kuadër të ngushtë zhvillimet ditore politike, apo të fushave të ndryshme. “Kosovarja”, ishte strukturuar në atë mënyrë që të ishte revistë për familje, duke sjell shkrime edukuese, informuese dhe argëtuese.
Revista “Kosovarja” i ka mbijetuar kohës duke u përshtatur, duke qenë një kameleon i përkryer mediatik, i diktuar vetëm dhe vetëm nga koha dhe preferenca e lexuesve.
E juaja “Kosovarja” tani vjen në platformën online www.kosovarja-ks.com, në krye të faqes, në kategorinë “Revista” dhe gjithashtu në hapsira të ndryshme brenda portalit. E shfletoni në PDF me një cilësi shumë të mirë dhe pa pagesë.
E, ku ka më mirë?
“Kosovarja” tashmë falas për ju! Ama, bash veç për ju!
Në këtë numër, ndër tjerash lexoni:
– Arbnore Gegollaj, ylli i fushës së bukurisë dhe estetikës, rrëfen për rrugën e suksesit
– Çka ka bërë Qeveria për shqiptarët në Veri të Kosovës
– Kush po i ndërron partitë si këmishat
– A janë shqiptarët të moralshëm
– Beqarët e estradës
– Shkëndije Pacolli: Sëmundjet mendore janë më të zakonshme se kanceri!
– Gruaja e la foshnjën në taksi e vetë iku
– Burrin ma ka bërë Zoti dreq
Lexohet me një frymë!