fbpx

Nusja përlahet me vjehrrën në Prishtinë, kunati ndërhyn dhe e godet me grushte në kokë

nga Revista Kosovarja

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj, me ç’rast ky i fundit është arrestuar nga Policia.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te sulmi dyshohet se ka ardhur pasi viktima kishte pasur një mosmarrëveshje me vjehrrën e saj, me ç’rast ishte goditur më pas me grushte në kokë nga kunati i saj me të cilin nuk jetojnë në një shtëpi.

Sinjali mëson se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes në Prishtinë dhe ndaj tij të inicohet rast ‘Lëndim i lehtë trupor’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]