fbpx

Nusja qëllohet për vdekje në ditën e martesës

nga Revista Kosovarja

Një nuse u vra me armë në natën e dasmës në fshatin Goult, pranë qytetit Avignon në Francën juglindore, pasi persona të maskuar hapën zjarr.

Një nga sulmuesit u vra gjithashtu në përplasjen me armë, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën rëndë të plagosur.

Policia po kërkon disa persona të dyshuar që arritën të arratisen. Mendohet se ngjarja lidhet me larje hesapesh për drogë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit të dielën, kur çifti po largohej nga salla e dasmës. 28 persona ndodheshin aty në atë moment.

Salla ishte rezervuar që në mars nga njerëz që nuk jetojnë në fshat. Kryetari i bashkisë u shpreh i tronditur dhe tha se ky është rasti më i rëndë në fshat në 125 vitet e fundit.

Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]