fbpx

Nusja rrahë burrin dhe vjehrrën në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, e më pass edhe të ëmën e tij.

Sipas policisë, deri të rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje verbale.

E dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëra nga viktimat e këtij sulmi ka pranuar tretman mjekësor.

Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull  kosovar  e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër  kosovare. Si pasojë e sulmit viktima  dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë” raporton policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]