fbpx

Nxënësi shkon me armë në Shkollën Ekonomike në Prishtinë, intervenon Policia

nga Revista Kosovarja

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ në kryeqytet, ku një nxënës është vërejtur në hapësirat e objektit me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin.

Nxënësi 15-vjeçar është intervistuar në prezencën e prindit të tij dhe avokatit mbrojtës, ku ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën në fjalë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]