fbpx

Nxirrnin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht dy nëna

nga Revista Kosovarja

Dy shtetase janë proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për të lypur fëmijët e tyre.

Sipas policisë mësohet se shtetaset e proceduara penalisht janë një 39 vjeçare banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 39 vjeçare, banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]