fbpx

Nxorrën Luizin dhe Efin nga izolimi, debate të ashpra mes banorëve gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Të dy konkurrentët duhet të qëndronin të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe të kujdeseshin për një bebe. Por një zarf i ardhur në shtëpi i vuri banorët përballë një zgjedhjeje.

Ata mund të nxirrnin Efin dhe Luizin nga izolimi në këmbim të 10 mijë eurove që do t’u zbrisnin nga çmimi i madh. Mes shume debateve dhe konflikteve, me shumicë votash, Efi dhe Luizi dolën nga dhoma e surprizave dhe u përballën me banorët që thanë “JO” për daljen e tyre.

Debatet vazhduan edhe këtë të martë në ‘prime”, përballjen më të fortë e kishte Olta dhe Efi.

Efi: Dita e nesërme ishte shumë e mërzitshme. Kur unë kam dalë nga ruloti, më është rikthyer ankthi. Askujt nga ata që thanë jo nuk ia ndjeu po u interesoi vetëm loja, vetëm Luizi. Nuk u ndjeva mirë

Amos: Doja t’u tregoja të gjithë shqiptarëve që kjo shtëpi mund të ketë ngjarje e po ashtu të jetë interesante pa Luizin. Efi ishte dëm kolateral, asgjë tjetër

Efi: Edhe po të ishte dikush që nuk e kam qejf, sërish do të thosha i eliminojmë ato 10 mijë euro, sepse shëndeti është më i rëndësishëm. Në këtë pikë, të tregosh njerëzor dhe human… Ju nuk më llogaritët fare mua, edhe në argumentet tuaja ishte vetëm Luizi… Tre ditë pas rulotit unë mezi e kam marrë veten

Amos: Po ruloti ishte tjetër gjë, ju aty kishit vendin tuaj

Efi: Unë nuk isha mirë, ti ishe një nga njerëzit që unë ta kam shpjeguar. Unë nuki rri dot e mbyllur në një vend

Olta: Këtu kemi ardhur në një spektakël që është plot me sfida dhe surpriza. Mua te ruloti m’u kthye ndjesia e tërmetit dhe unë e di si e kam përjetuar

Efi: A mund të ta kthej përgjigjen o njeri negativ?!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]