fbpx

NZZ: Kosovarët po e sjellin virusin në Zvicër nga vendlindja

nga Revista Kosovarja

Sipas Drejtorisë Shëndetësore të Cyrihut, gjithnjë e më shumë njerëz që kthehen nga Kosova po e çojnë virusin në Zvicër. Një arsye për këtë është se në vendin ballkanik vetëm rreth dhjetë për qind e njerëzve janë të vaksinuar me dy doza.

Një përqindje e lartë e infeksioneve të reja me koronavirus në Zvicër vjen nga të kthyerit. Në kantonin e Cyrihut kjo shifër shkon deri në rreth një të tretën e të të gjitha infeksioneve. Trendi po shkon në rritje.

Udhëtarët nga Spanja, Greqia dhe Qiproja janë në veçanti të prekur. Për këtë arsye, qeveria federale ka bërë thirrje që personat e pavaksinuar të testohen pas kthimit të tyre.

Siç raporton NZZ, udhëtarët nuk përfshihen vetëm në destinacionet klasike të pushimeve, por gjithnjë e më shumë edhe ata nga Kosova. Shumë kosovarë e kanë shfrytëzuar këtë verë për të vizituar më në fund miqtë dhe familjen në shtëpi – por në kthim disa prej tyre po e marrin virusin në Zvicër. Një arsye për këtë ka të ngjarë të jetë shkalla e ulët e vaksinimit në vendin ballkanik: më pak se dhjetë për qind e popullsisë janë dyfish të vaksinuar kundër virusit, transmeton Zeri.info.

Në kantonin e Cyrihut numri i rasteve me koronavirus ka mbërritur në një nivel të lartë, siç shkruan kjo gazetë. Nga mesatarja javore, del se janë rreth 140 raste të reja ditore. Rastet janë kryesisht në mesin e personave nën 40-vjeç – mesatarja është 29 vjeç.

Vetëm rreth gjysma e rasteve mund të gjurmohen me siguri në një vend speficik të infeksionit. Veç pushimeve, edhe klubet janë vend i infektimit. Në vendet e punës ishin 18 raste të konfirmuara dhe 42 të dyshuara gjatë javës së kaluar.

Infektime në rritje kishte edhe nëpër shtëpi. Nga kjo kategori ishin 110 të konfirmuar dhe 38 të dyshuar në javën e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]