fbpx

“O vlla pse më le, nuk muj me jetu pa ty”, fjalët prekëse të motrës së 23-vjeçarit nga Podujeva që vdiq në aksident

nga Revista Kosovarja

23-vjeçari nga Podujeva, Herolind Çitaku, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën e Shkupit.

I riu, i cili po drejtonte makinën “Volkswagen Golf”, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, derisa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët nga Emergjenca e Shkupit.

Pas vdekjet së 23-vjeçarit ka reaguar motra e tij, e cila përmes postimeve në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen e saj.

“Ah bre vlla ma kpute shpirtin”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.Ajo gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në “story”.

Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ende nuk dihet se kur do të varroset, sepse trupi i tij është dërguar për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]