Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

OBSH: Bota po dështon në furnizimin me vaksina

nga Revista Kosovarja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se në vendet e varfra ka mungesë të madhe të vaksinave kundër koronavirusit.

Mbi artikull

Ky është një dështim global, thanë zyrtarët e OBSH-së.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta.

Javën e kaluar në Afrikë është regjistruar një rritje prej 40 për qind e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve krahasuar me një javë më herët.

Moneytizer Paragrafi 4

“Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media të premten (25 qershor).

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, ka shpërndarë 90 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 132 vende.

Shpërndarja ka filluar që nga shkurti, por është përballur me probleme të furnizimit që kur India pezulloi eksportet e vaksinave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]