Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Vjollca Buqaj është duke kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.
Bilbili i muzikës është një nga artistet tona të veçanta, jo vetëm për zërin fantastik, por edhe për stilin e saj gjithmonë serioz e me shumë elegancë.
Duke qenë se rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e pandashme e jona, edhe artistët tanë po i shfrytëzojnë në maksimum për të qenë më afër ndjekësve dhe fansave të tyre.
Kështu nuk kanë munguar edhe imazhet nga pushimet e Vjollës në Shqipëri.
“Të dua motër Shqipe” ka shkruar ajo në fotografinë e fundit, ku shfaqet nga qyteti i bukur i Vlorës. /Kosovarja/