Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

OBSH: Remdesevir ka pak efekt në shërimin e COVID 19

nga Revista Kosovarja

Remdesivir nuk përmirëson shanset për mbijetesë nga COVID-19, thotë studimi i fundit Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express.

Më shumë se 11.200 pacientë të shtruar në spitale të koronavirusit në të gjithë botën u trajtuan me remdesivir, thuhet tutje. Përveç remdesevirit, janë përdorur edhe disa ilaçe tjera në hulumtim.

Asnjë nga ilaçet nuk ‘ndikoi ndjeshëm’ në rreziqet e vdekshmërisë, zbulon raporti.

Ky zbulim është një goditje për të gjithë ata që kanë shpresuar se bota me anë të këtyre ilaçeve po e menaxhon dhe trajton mirë pandeminë që deri më tani ka marrë miliona jetë në mbarë botën.

Moneytizer Paragrafi 4

Këto gjetje godasin veçanërisht SHBA’në ku ky lloj i ilaçit po përdoret në trajtimin e pacientëve të infektuar.

Kërkimet e qeverisë amerikane kishin sugjeruar që ilaçi përmirëson shanset e mbijetesës shkurton kohën e shërimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]