fbpx

OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

nga Revista Kosovarja

Një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se vajzat adoleshente përjetojnë nivelet më të larta të vetmisë në krahasim me grupet e tjera të popullsisë.

Sipas të dhënave, 24.3% e vajzave adoleshente raportojnë se ndihen të vetmuara, përqindje kjo më e lartë se ajo e të rinjve në përgjithësi (20.9%) dhe e të rriturve nën 30 vjeç (17.4%). Ndërkohë, vetëm 11.8% e personave mbi 60 vjeç deklaruan ndjenja të ngjashme.

Raporti paralajmëron se një në gjashtë persona në mbarë botën përjeton vetmi, e cila lidhet drejtpërdrejt me pasoja serioze shëndetësore dhe vdekje të parakohshme për qindra mijëra njerëz çdo vit.

Dr. Vivek Murthy, bashkëkryetar i Komisionit për Lidhjet Sociale në OBSH, theksoi se faktorët kryesorë që nxisin vetminë përfshijnë gjendjen e dobët të shëndetit fizik dhe mendor, margjinalizimin social, si dhe përdorimin e tepruar dhe të dëmshëm të mediave digjitale, sidomos mes të rinjve.

Në përfundim, ekspertët e OBSH-së u bënë thirrje qeverive në mbarë botën që të trajtojnë vetminë si përparësi politike dhe të investojnë në kërkime e politika që nxisin lidhjet sociale dhe mirëqenien emocionale.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]