Pop këngëtarja e re por mjaft e suksesshme, Olivia Rodrigo, pritet me 30 qershor ta publikojë këngën e re të titulluar, “Vampire”.
Kështu, ylli i hitit “Drivers License” e shënon rikthimin në skenë me muzikë të re, që nga albumi i saj debutues “SOUR”, i cili mbushi dy muajin e kaluar.
“‘Vampire’ është tingulli i një artisteje me vetkontroll, të pjekur dhe e cila ka guxim dhe vetëbesim të lartë. Me këtë këngë, Rodrigo është gati ta fillojë një kapitull të ri emocionues në karrierën e saj muzikore”, thuhet në një komunikatë për media.
Olivia së fundmi i ngacmoi fansat me lajmin se albumi i saj i dytë u incizuar në studio është shumë afër finalizimit.
Duke e shënuar 2-vjetorin e lansimit të albumit debutues, këngëtarja e postoi një mesazh në Instagram ku shkruhej: “Sot albumi ‘SOUR’ i mbushi dy vjet. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj ndonjëherë rëndësinë që ky album e ka për mua, dhe sa mirënjohëse jam për çdo bekim që e ka sjell në jetën time. Materiali i ri muzikor është shumë shumë afër finalizimit, ju premtoj këtë gjë”.
Në fillim të vitit 2023, kantautorja 20-vjeçare zbuloi se ka punuar në incizimin e shumë këngëve të reja. Fituesja e çmimit “Grammy” u tha miliona ndjekësve të saj se mezi pret që t’i dëgjojnë ato, si dhe i falënderoi të gjithë për durimin dhe përkrahjen e dashurinë që ia dhurojnë vazhdimisht.
Olivia tashmë ka bërë histori në skenën muzikore. Ajo u bë artistja e parë më tri këngë të një albumi që arritën t’i marrin mbi një miliardë transmetime në platformën Spotify. “SOUR” po ashtu u rendit në pozitën e parë të toplistës se 200 albumeve më të mira “Billboard.
Disa prej hiteve më të mëdha të këngëtares janë, “Drivers License”, “Good 4 U”, “Déjà vu”, “Traitor” dhe “Favorite Crime”.
Rodrigo debutoi në skenën e showbizit në vitin 2016 me rolet në projektet e kanalit “Disney”, “Bizaardvark” dhe “High School Musical: The Musical: The Series”. Ajo gjithashtu kishte kontribuar në kolonat zanore të këtyre serialeve televizive.