fbpx

Olsi Bylyku kështu po e komenton rrugëtimin e Eglit në ‘BBVA’

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur Olsi Bylyku në një intervistë tek “The Dalina Show” ka folur gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën e tij.

Por nuk ka munguar edhe komentimi për ish partneren e tij në ‘Big Brother VIP Albania’, ku i uroi fitoren, shkruan “Kosovarja”.

Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]