fbpx

Olta dhe Luizi në nominim? Arbana jep vendimin

nga Revista Kosovarja

Pak ditë më parë Olta dhe Luizi hoqën rripin gjatë lojës me litar duke shkuar direkt në nominim. Ishte Luizi ai që nxiti Oltën ta hiqte litarin duke i thënë të bëjnë një “finale të parakohshme”. Mirëpo duket se këngëtari nuk e ka kuptuar mirë lojën.

Olta dhe Luizi në nominim? Arbana jep vendimin

Mbrëmjen e sotme Arbana bëri të ditur se i gjithë grupi i tyre do të shkojë në nominim, ndërsa grupi i Evës, i cili u shpall fitues, do të fitojë imunitet.

Në nominim janë Dea, Kiara, Luizi, Olta dhe Beati. Njëri prej tyre do të lërë sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”. Luizi u nervozua nga ky vendim dhe tha se në zarf nuk shkruhej që i gjithë grupi do të nominohej. Ai shtoi se po ta dinte nuk do e hiqte litarin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]