fbpx

Olta Gixhari merr më shumë vëmendjen se sa pjesëmarrësit e Dancing With the Stars

nga Revista Kosovarja

Olta Gixhari, është përzgjedhur si pjesë e panelit në Dancing With the Stars.

Aktorja shqiptare ka mahnitur me dukjen në natën e parë të këtij spektakli të kërcimit.

Ajo ka përzgjedhur një fustan të gjatë të zi të punuar nga Valdrin Sahiti të çarë në njërën këmbë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 mori vëmendjen e të gjithëve duke u komentuar jashtëzakonisht shumë për këtë pamje.

Dukjen e kompletoi me një palë taka ngjyrë nude si dhe me disa aksesorë, gjersa flokët i kishte lënë të valëzuara.

“Po na ndiqni?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Ajo këtë periudhë ka qenë e angazhuar edhe në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku luan rolin kryesor së bashku me Luiz Ejllin.

Premiera e këtij filmi pritet të jetë më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]