fbpx

Olta i kthehet momentit me Efin: U bëre gati të më gjuaje me këmbë, të më pështyje

nga Revista Kosovarja

Olta dhe Efi kanë pasur një përplasje të ashpër në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania.

Së fundmi, ‘Vëllai i Madh’ ia mundësoi një darkë së bashku, që të sqaroheshin më mirë me njëra-tjetrën.

E në darkën e sqarimit, Olta iu kthye momentit të asaj nate duke thënë se Efi tentoi ta gjuante me këmbë.

“E para mu duk sikur u bëre gati të më gjuaje me këmbë, jo me dorë. Përceptimi im i djeshëm ky ishte që u bëre gati të më gjuaje nga këmbët”, u shpreh ajo.

“E dyta, është një gjë shumë e shpifur. Mua më është duk nuk jam e sigurt këtu, ndoshta edhe nga tensioni, mu duk sikur u bëre gati të më pështyje. Bëre ca gjeste me gojë dhe mu duk sikur ishte gati. Mbase nuk kam parë mirë se tensioni ishte shumë i madh”, vazhdoi Gixhari.

E në anën tjetër, Dhedhes iu kundërpërgjigj ndërsa shtoi: “Më vjen shumë keq që ti ke një lloj impakti dhe mendimi të tillë për mua”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]