fbpx

Olta ndjen mungesën e Kiarës në BBVA, përlotet

nga Revista Kosovarja

Eliminimi i Kiarës në BBVA ka prekur disa nga banorët e shtëpisë.

Nga Luizi pritej një lloj trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty.

Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia.

Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj.

Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.

Ajo shtoi se me të u afrua shumë brenda shtëpisë dhe i tha Deas se tani do të “sulmoi” Luizin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]