fbpx

Olti Curri ngre dyshime për operacionin plastik të fituesit të “BBVA”, Gjestit

nga Revista Kosovarja

 

Opinionisti i njohur Olti Curri ka ndezur rrjetin me një postim në Instastory, ku hedh dyshime për pamjen fizike të fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti.

Ai ka publikuar një krahasim të fotografive të vjetra dhe të tanishme të Gjestit, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit mund të ketë bërë ndërhyrje në hundë.

Me një ton ironik, siç e karakterizon shpesh, Olti ngjalli menjëherë reagime nga ndjekësit dhe fansat e reality show-t, të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kundërshtimeve ndaj këtij pretendimi, shkruan “Kosovarja”.

Deri tani, Gjesti nuk ka reaguar lidhur me këto aludime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]