71
Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Olti Curri, e ka komentuar historinë rrëqethëse të Melisës, banores së BBVK-ës.
Ai ka thënë se Melisa ka bërë diçka shumë të rëndësishme derisa e ka ndarë me publikun një pjesë të jetës së saj.
“Melisa bëri diçka shumë të guximshme sonte, të shpresojmë që shpirti e zemra e saj sot kanë nisur shërimin”, ka thënë Curri.
Në Prime-n e kësaj të hëne, Melisa ka treguar se kur kishte qenë pesë vjeç dikush e kishte ngacmuar seksualisht, dhe për një kohë të gjatë ka vuajtur nga ankthi.