fbpx

Omletë me spinaq, domate dhe djathë

nga Revista Kosovarja

Spinaqi dhe djathi janë dy përbërës me të cilët nuk mund të gabosh në gatimin e një omlete.

Omleta është nga ato receta që gatuhet në çdo cep të globit, e megjithatë , kur dëgjon për të përfytyron ushqimin francez më të shijshëm e të butë si pupël.

Përbërësit:
2 grushta spinaq me gjethe të vogla
1 lugë gjelle qepë të kuqe të prera në copa
Gjysëm luge çaji hudhër të grirë
2 lugë gjelle domate të prera në copa dhe të pastruara nga farat.
2 vezë
2 lugë gjelle qumësht
Gjysëm filxhan çaji djathë feta të copëtuar.
Përgatitja:
Tiganisni spinaqin, qepët dhe hudhrët për rreth 4 minuta deri sa qepët të jenë pak krokante.

Më pas shtoni copat e domateve dhe përziejini me lugë druri.

Ndërkohë rrihni vezët dhe qumështin dhe hidhjani sipër fërgesës duke i dhënë formën e duhur dhe sheshuar me lugën e gatimit.

Kur omleta të jetë duke u mpiksur, hidhni 3 lugë gjelle djathë dhe kur ajo të jetë bërë hiqeni tiganin nga zjarri.

Paloseni omletën në dysh dhe hidheni në pjatë dhe më pas shtoni edhe pak djathë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]