Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Operacioni “Skuteri”, policia shqipton 21 gjoba në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Policia është duke e zhvilluar aksionin skuteri, e ku në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 21 gjoba kundërvajtëse.

Mbi artikull

Aksioni është zhvilluar në qytetin e Ferizajt.

“Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor. Apelojmë tek ngasësit e motoçikletave që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të mos bëjnë veprime të pasigurta në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/586326763707586?ref=embed_post

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]