73
Deputetët e opozitës e kanë bllokuar foltoren e kuvendit, teksa fjalën e mori deputetja e VV-së, Arbëresha Fazliu.
Gjatë bllokimit të foltores së kuvendit, shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e ka tërhequr me forcë mikrofonin e foltores, duke pamundësuar që aty të mbahen fjalime.
Momentalisht deputetët e opozitës janë duke diskutuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.
Kujtojmë se në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.