fbpx

Oprah Winfrey shtrohet me urgjencë në spital

nga Revista Kosovarja

Ylli televiziv, 70-vjeçare, thuhet se kishte probleme me stomakun sipas Gayle King.

Nuk dihet se kur Winfrey u shtrua në spital.

“Ajo kishte një lloj gjëje në stomak, grip në stomak”, u shpreh mikesha e saj e ngushtë.

“Ajo përfundoi në spital, duhej të bënte një IV, ishte një gjë shumë e rëndë”.

E njëjta tutje theksoi: “Shpresoj ajo nuk është e inatosur me mua për ndarjen e këtij detaji”.

“Tani po pushon dhe ndihet më mirë çdo ditë”, thuhet në një deklaratë të bërë më vonë.

Oprah, e cila ka luftuar me obezitetin për vite me radhë, së fundmi mori vëmendje për dokumentarin e saj për njerëzit që përdorin pilula diete.

“Është një temë shumë personale për mua”, tha Oprah në një deklaratë për shtyp.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]