fbpx

Oralndo Bloom ankohet për marrëdhënien seksuale me Katy Perry pas lindjes

nga Revista Kosovarja

Orlando Bloom është rrëfyer pa dorashka për “NSFW” lidhur me jetën e tij seksuale me Katy Parry, për të cilën paska ankesa!

I pyetur sa shpesh kryejnë marrëdhënie intime, Bloom u përgjigj sinqerisht se s’po bëjnë seks mjaftueshëm.

“Jo sa duhet – ne kemi pasur një fëmijë,” tha aktori, deklarata e të cilit bëri xhiron e rrjetit.
Epo, duket se ardhja në jetë e vogëlushes Daisy i ka zënë të gjithë kohën mami Katy-t për t’iu përkushtuar sa duhet edhe bashkëshortit.

Së bashku me partnerin, Orlando Bloom, dyshja ka preferuar ta mbajë imazhin e fëmijës larg paparacëve, ndërkohë që fotografitë e mëposhtme janë të parat ku këngëtarja shfaqet me bebushen. Nënë e bijë u panë duke shijuar rrezet e diellit në Hawaii.

Orlando ishte i pranishëm në sallën e lindjes, teksa në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, këngëtarja tregoi se Bloom ishte tepër mbështetës.

“Ai ishte aty dhe ishte kaq i mrekullueshëm. Më mbante dorën dhe më shihte në sy”, rrëfeu Perry. Po kështu ajo i rekomandoi çiftet e reja që të filmonin çastin e lindjes së fëmijës së tyre, siç ata bënë.

“Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ka shkuar në një tjetër nivel që pas lindjes së vajzës”, rrëfeu një burim për Entertainment Tonight.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]