fbpx

Organizoi festë për fansat pas përkrahjes në BB VIP, dalin pamje të Einxhel në momente intime me Dagz

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira nuk ka dyshim se është njëra nga ish-banoret që i dha shumë shtëpisë së famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo bëri një lojë interesante, deklarata të ndryshme, gjeti dashurinë e shumëçka tjetër.

Por, e gjithë kjo ka bërë që të jetë shumë e dashur për publikun e të ketë fansa gjithandej trojeve shqiptare.

Në shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen që ia kanë bërë në BBV, moderatorja e njohur organizoi një festë ditën e djeshme (e premte).

Në bazë të pamjeve që janë publikuar në Twitter, në kremte krahas fansave të pranishën kanë qenë edhe DJ Dagz e familjarët e tyre.

Çifti janë fotografuar në disa momente intime duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Einxhel theksojmë që ishte njëra nga katër finalistet në garën e madhe për çmimin prej 100 mijë eurosh, të cilin e fitoi balerini Ilir Shaqiri.

 

https://twitter.com/user73283293821/status/1507645782798876677?s=20&t=fXSChInofWSg3rSO24m8Dg

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]