fbpx

Orinda humb babain, ndan foton e fundit prekëse

nga Revista Kosovarja

Me një postim prekës në rrjetet sociale, Orinda Huta ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur, Isuf Huta. Ai ndërroi jetë më 5 korrik, duke lënë pas dhimbje të madhe në familje dhe te të gjithë ata që e njihnin.

Orinda e ka shoqëruar lajmin me një mesazh emocional ku thekson: “Ne kemi qenë të bekuar nga prezenca e tij në jetë dhe do mbesë gjithmonë në kujtimet tona”.

Në një tjetër story të ndjerë, ajo ka publikuar një moment të fundit me të atin duke shkruar: “Kërcimi ynë i fundit babo”, një dedikim që ka prekur ndjekësit dhe fansat e saj.

Homazhet për Isuf Hutën po mbahen në Alba 2000 te Rruga e Dibrës në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 7 korrik në orën 17:00 në Tufinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]