fbpx

Oriola Marashi: Të shohim a do ngriheni për popullin tuaj

nga Revista Kosovarja

Një pjesë e madhe e shqiptarëve i janë bashkuar fushatës “Black Lives Matter”, duke dhënë mbështetjen e tyre në forma të ndryshme në rrjete sociale.

E duke qenë se rasti i dhunimit të një 15 vjeçare ka tronditur Tiranën, tanimë është organizuar një protestë me datë 4 qershor.Ka pasur edhe kundër reagime ndaj tyre, pasi nuk ngrihen për problemet në vendin tonë, po për amerikanët.

E për këtë ka reaguar edhe Oriola Marashi ditën e sotme e cila ka bërë thirje të dilet në protestë.

“Me datë 4 do ju shofin sa ngiheni për popullin tuaj. Ishalla se nuk vini edhe kush ka fol gam gam do i kthehet në ham ham personalisht”, ka shkruar modelja.

Ndërsa ditën e djeshme pati reagime nga Enca Haxhia dhe Landi, anëtar i grupit “West Side Family”, të cilët u shprehën kundër atyre që sipas tyre gjasmë po tregojnë mbështetje për amerikanët, për të luftuar racizmin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]