fbpx

Orli Zhubi mallëngjimin për gruan e ndjerë e shndërron në këngë

nga Revista Kosovarja

 

Orli Zhubi është emër i njohur në botën e muzikës, një zë i kristalte që i është rikthyer edhe një herë skenës sonë.
Këtë herë, këngëtari ka zgjedhur ti këndoj dhimbjes personale, që e mbajti larg muzikës.

Këngëtari së fundmi publikoi këngën “Mallëngjim”, një projekt tejet emocional baladë dedikuar bashkëshortes së tij të ndjerë.
Zhubi, i cii ka përfunduar studimet master në degën e Solo Këndimit në Akademinë e Arteve në Prishtinë edhe për këtë projekt shumë personal, zgjedhi të bashkëpunoi me miqt nga Akademia e Arteve, shkruan “Kosovarja”.


Teksi i këngës me titull iu besua Valentina Maculës, kurse muzikën dhe aranzhimin, Afrim Macula.
Gjithashtu, në këtë projekt morën pjesë edhe instrumentistë të tjerë, të shquar, si Astrit Stafa, Arzie Jusufi, Hekuran Hoxha dhe Edon Marashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]