fbpx

Orsiola shpërthen në lot: Ish i dashuri më thonte mos dil, 6 muaj u mbylla në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Orsiola ka rrëfyer për herë të parë në “Përputhen”, lidhjen e saj të parë. Konkurrentja tregoi e përlotur se ajo lidhje, e cila zgjati 4 vite i ka bërë keq.

Ndër të tjera ajo rrëfeu sesi për 6 muaj nuk kishte dalë nga shtëpia sesi partneri i thonte të mos dilte.

“Ka qenë një lidhje shumë e keqe, më ka bërë shumë keq mua. 4 vite. Në atë lidhje u mbylla në shtëpi. Më thonte ti s’duhet të dalësh, s’ke ça bën me shoqet, nuk të dua.

Unë për 6 muaj nuk kam dal 1 ditë nga shtëpia. Ka qenë lidhja ime e parë dhe normalisht nuk kisha eksperiencë.

Duke të thënë një njëri mos dil, ti nuk bën, ti s’vlen, sado e fortë të jesh, mendon se realisht je ashtu”, tha Orsiola.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]