fbpx

Osmani: E tmerruar nga sulmet terroriste në Izrael, mendimet tona janë me familjet e viktimave

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi forcat e armatosura të grupit Hamasit kanë goditur me raketa dhe janë infiltruar brenda territorit të Izraelit.

Osmani është shprehur e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm.

Ndërsa ka shprehur solidaritet të plotë për popullin dhe shtetin i Izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]