fbpx

Osmani falënderon ambasadorin amerikan për arritjen e marrëveshjes për targat

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, ,  Vjosa Osmani  ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Përmes një postimi, Osmani ka deklaruar se Qeveria e SHBA-së kanë pasur angazhim aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.

“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohës”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se njoftimin për arritjen e marrëveshjes në Bruksel e ka dhënë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili tha se Serbia nuk do të lëshojë më targa me emërime të qyteteve nga Kosova, ndërsa kjo e fundit nuk do të vazhdojë tutje me masat e tjera në lidhje me këtë çështje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]