fbpx

Osmani i dërgon letër Biden: E kemi borxh mirënjohjen ndaj çdo lideri amerikan

nga Revista Kosovarja

E para e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, i ka nisur letër homologut të saj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Osmani ka uruar presidentin amerikan duke thënë se e kemi borxh mirënjohjen ndaj çdo lideri amerikan, përtej linjave partiake, i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në tokë.

“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut; Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo” – tha presidentja.

Ajo po ashtu publikoi letrën të cilën ia dërgoi presidentit Joe Biden, në të cilën nuk u harrua të përmendet kontributi i SHBA-së në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]