fbpx

Osmani, Kurti e Konjufca vizituan familjen Binakaj në Gjakovë, që humbën familjarët në aksidentin në Kroaci

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar sot familjen Binakaj, pas tragjedisë në Kroaci ku humbën jetën nënë e bijë nga kjo familje.

Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamën që po qëndron ende e hapur në këtë familje.

Valentina dhe Erblina Binakaj ishin në mesin e dhjetë viktimave që humbën jetën pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin nga Frankfurti i Gjermanisë humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës në Sllavonski Brod të Kroacisë.

 

https://www.facebook.com/labinotdeva/posts/10165430543315383

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]