fbpx

Osmani: Më 2 dhe 3 qershor mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Kryeqyteti i Kosovës, më 2 dhe 3 qershor 2025, do të jetë nikoqir i edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila theksoi rëndësinë që ky forum ka në bashkimin e zërave nga e gjithë bota.

“Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson vazhdimësinë e një angazhimi të përbashkët për paqe, siguri dhe drejtësi, të shtyrë përpara nga kampionë të guximshëm”, ka shkruar Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]