fbpx

Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokrac

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës.

Osmani do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Ajo do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

“Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror. Po ashtu, Presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet”, thuhet në njoftimin e Presidencës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]