Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani në Kolumbi, bën thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumbi, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Kjo përkoi me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke theksuar urgjencën e adresimit të këtyre çështjeve globale.

Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani u shpreh se dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një sfidë globale që kërkon veprime të përbashkëta dhe të menjëhershme.

“Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë”, tha ajo mes tjerash.

Moneytizer Paragrafi 4

Presidentja bëri thirrje për angazhim më të madh ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar dhunën seksuale si armë lufte, si edhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e grave kudo në botë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]