fbpx

Osmani në ndejën për ditëlindjen e Mbretit Charles III: Mirënjohëse për mbështetjen

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter është shprehur e lumtur që ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë për shënimin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Presidentja gjithashtu u shpreh falënderuese ndaj Britaninë e Madhe për miqësinë dhe mbështetjen.

“Një rast vërtet i rëndësishëm për të festuar lidhjen e fortë midis vendeve dhe popujve tanë. Mirënjohëse për mbështetjen dhe miqësinë e gjatë të MB”, ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]