fbpx

Osmani nga Brukseli: Patëm mbështetje me deklarata për liberalizimin e vizave

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se kanë marrë mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën sot në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim para mediave pas përfundimit të takimit të sotëm, Osmani ka thënë se deklaratat e dëgjuara sot duhet të jenë hapa konkret.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata mbështetëse për Kosovën sot, së pari për në perspektivën e qartën evropiane, së dyti për liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se Osmani para fillimit të takimit të parë në këtë samit, kishte deklaruar se kanë shpresa për liberalizim vizash për Kosovën, por se nuk ka dashur të garantojë për këtë çështje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]