fbpx

Osmani pret në takim ministrin e ri të Mbrojtjes: Do ta ketë përkrahjen e pakursyer

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Me këtë rast, Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

“Presidentja Osmani vlerësoi lart arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]