fbpx

Osmani shkon në BIK: Shpresoj që janë pranuar lutjet e Ramazanit, shëndet e begati në secilën familje

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të festës së Fitër Bajramit.

Gjatë vizitës, Osmani ka theksuar rëndësinë e agjërimit dhe ka shprehur shpresën se lutjet e besimtarëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë pranuar.

“Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame t’i urojmë të gjithë qytetarët me fat Bajramin, me shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të jenë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet e begati për secilën familje në secilën shtëpi”, ka thënë ajo.

Osmani ka potencuar se shpreson që fryma e solidaritetit të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

“Shpresoj që kjo festë, por edhe i gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit, të jenë inspirim për secilin qytetar që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, ka thënë Presidentja, duke i inkurajuar qytetarët të mbajnë këtë energji pozitive për të ardhmen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]