fbpx

Osmani sot viziton disa institucione: Në mbrëmje do të mblidhemi e gjithë familja

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar për planin e saj për ditën e fundit të vitit. Ajo tha se sot bën vizita nëpër institucionet e shëndetësisë dhe ato të sigurisë, ndërsa në mbrëmbje do të mblidhet me familjen e saj për të festuar.

“Në fundvit, data 31 dhjetor është kombinim i vizitave të institucioneve që janë kujdestare që merren me shëndetin tonë edhe me sigurinë tonë. Sepse shumë prej këtyre heronjve të përditshëm, përderisa ne e festojmë ndërrimin e mot-moteve me familje, ata janë në detyrë, janë në punë. Kështu që detyra ime është që të dal gjatë ditës, dhe t’i falënderoj për këtë punë që e bëjnë”, tha Osmani për RTV Dukagjinin.

“Për natën e 31 dhjetorit, do të jemi e gjithë familja bashkë, bashkëshorti, vajzat, prindërit, motrat, axha, fëmijët e tyre, e kemi një grumbullim më të madh të familjes”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]