Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në Washington D.C, ajo është takuar me senatorin republikan, Ted Cruz.
Lidhur me këtë takim Osmani është shprehur se forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me senatorin republikan Ted Cruz.
Më tej Osmani u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët.