fbpx

Osmani tregon pse e veshi sot uniformën ushtarake

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka treguar arsyen për veshjen e saj me uniformë ushtarake gjatë adresimit të saj para ushtarëve të FSK-së.Ajo tha se arsyeja e veshjes është taktike, pasi sipas saj, gjatë ditës ajo vizitoi komandën e FSK-së të forcave tokësore që gjendet në Istog dhe se pjesë e vizitës ishte edhe demonstrimi i FSK-së në terren.

“Pra kanë qenë disa ushtrime në terren që automatikisht kërkojnë që cilido që merr pjesë aty të ketë një veshje tillë”, është shprehur Osmani në Rubikon.Tutje, ajo tha se veshja e sotme e saj nuk ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovës, por se ka qenë vlerësim për shkak të demonstrimit.
“Nuk ka të bëjë me situatën që e kemi, por ka qenë vlerësim i përbashkët që për shkak të demonstrimit të FSK-së që është bërë dhe natyrisht, terreni që e viziton e përcakton edhe veshjen. Nuk ka ndonjë mesazh politik prapa kësaj, është çështje e protokollit ushtarak dhe ne e respektojmë”, është shprehur Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]