fbpx

“Pa filtra e me 4 orë gjumë dukem bukur”, Albërije Hadërgjonaj sfidon komentet negative për pamjen e saj

nga Revista Kosovarja

Albërie Hadërgjonaj përkundër viteve po vazhdon të mbaj veten në top formë.

Teksa është komentuar disa herë për dukjen e saj ajo vazhdimisht e vë në dukje se i përkushtohet vetes, për të respektuar publikun dhe për t’u dukur gjithmonë bukur para tyre.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka vendosur t’i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për përdorimin e filtrave në Instagram, duke publikuar kështu një video, ku shfaqet krejtësisht natyrale.

“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Albëria në një video të publikuar pa filtra në InstaStory, duke treguar se është me vetëm katër orë gjumë dhe e lodhur nga angazhimet në dasma e koncerte.

Në një tjetër video ajo shfaqet sërish me filtera dhe thotë se me filter e pa filter ajo duket bukur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]