fbpx

Pa rrymë tërë ditën, qytetari: Po ngrohemi si Kurti, veç ne edhe me jorganë

nga Revista Kosovarja

110 familje të një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë nga ora 20:00 e së mërkurës kanë mbetur pa energji elektrike.

Një banor i kësaj lagje ka deklaruar se po ngrohen si kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se të martën në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije, veçse banorët e kësaj zone po ngrohen edhe me jorganë.

“Edhe ne po ngrohemi si kryeministri veçse ne po ngrohemi edhe me jorganë. S’kemi me çfarë të ngrohemi tjetër veçse me jorganë dhe kjo është shumë e vështirë”.

“110 familje pa rrymë dhe deri tani jemi ngrohur me rrymë, por që reduktimet janë të këqija kohëve të fundit. S’kemi çfarë të bëjmë deri në mëngjes nëse nuk rregullohet trafo nga KEDS-i do të ngrohemi me jorganë dhe do të hamë ushqime të ftohta”, tha qytetari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]